• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nuk ka stabilitet rajonal pa shtet palestinez, deklaroi zëdhënësi i Abasit

Nuk ka stabilitet rajonal pa shtet palestinez, deklaroi zëdhënësi i Abasit

Ramallah, 19 janar 2024 (MIA) - Zëdhënësi i presidentit palestinez Mahmud Abas, Nabil Abu Rudajne deklaroi sot se nuk mund të ketë “siguri dhe stabilitet në rajon pa shtet palestinez”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë refuzoi thirrjet e SHBA-së për të ndërmarrë hapa për formimin e shtetit palestinez pas luftës kundër Hamasit në Gazë, transmetojnë mediat izraelite.

Deklarata e zëdhënësit të Abasit vjen pas vlerësimit të zëdhënësit të Departamentit amerikan të shtetit Metju Miler dhënë mbrëmë se siguria afatgjatë e Izraelit varet nga formimi i shtetit palestinez për të zgjidhur konfliktin midis dy kombeve.

"Pa formimin e shtetit të pavarur palestinez me Jerusalemin lindor si kryeqytet në kufijtë e vitit 1967, nuk do të ketë siguri dhe stabilitet në rajon", transmeton agjencia shtetërore palestineze Vafa deklaratën e zëdhënësit të Abasit.

Palestinezët kërkojnë të krijojnë shtet të pavarur në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor - territore të mara nga ushtria izraelite në Luftën gjashtë ditore të vitit 1967.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR