Nuk ka hetim penal pas dëmtimit të kabllos së telekomunikacionit, që lidh Finlandën dhe Suedinë
- Policia finlandeze ka hedhur posht raportet e mediave, të cilët sugjerojnë se ka nisur hetim penal për dëmtimin e një kabllo të telekomunikacionit, që lidh Finlandën dhe Suedinë.
- Post By Fami Bajrami
- 15:00, 3 dhjetor, 2024
Helsinki, 3 djetor 2024 (MIA) - Policia finlandeze ka hedhur posht raportet e mediave, të cilët sugjerojnë se ka nisur hetim penal për dëmtimin e një kabllo të telekomunikacionit, që lidh Finlandën dhe Suedinë.
Policia kumtoi se ata "po përcaktonin se çfarë ndodhi, së bashku me autoritetet e tjera".
Edhe operatori finlandez Elisa, gjithashtu ka përgënjëeshtruar mediat. Shefi i sigurisë së kompanisë, Jako Valenius deklaroi se një gërrmues preu aksidentalisht kabllon në Vihti.
Por, Valenius nuk kumtoi hollësira për dëmet në Espo.
Paraprakisht, një pjesë e mediave suedeze publikuan se kablloja optike është dëmtuar në dy vende në territorin e Finlandës - në Espo në afërsi të Helsinkit dhe në Vihti.
Në nëntor, në një periudhë të shkurtër kohore në Detin Baltik, u dëmtuan dy kabllo optike, gjegjësisht kablloja që lidh Suedinë me Lituaninë dhe Suedinë dhe Gjermaninë. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s