• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nuk ka asnjë përplasje francezo-gjerman, pohon shefi i diplomacisë franceze

Nuk ka asnjë përplasje francezo-gjerman, pohon shefi i diplomacisë franceze

 Paris, 2 mars 2024 (MIA)  - Nuk ka përplasje francezo-gjerman, siguron ministri francez  i Punëve të Jashtme, Stefan Sezhurne, në një intervistë për gazetën "Mond".

Diplomati thekson se nuk ka ndarje midis Francës dhe Gjermanisë, edhe krahas dallimeve që i treguan liderët e tyre Emanuel Makroni dhe Olaf Sholci për Ukrainën. 

"Nuk ka përplasje francezo-gjerman, ne jemi dakord për 80 për qind të çështjeve, siguron Sezhurne. 

 Shkaku më i dukshëm i argumentit tani ka të bëjë me formën e ndihmës që do t'i jepet Ukrainës në një kohë kur ndihma prej 60 miliardë dollarë amerikanë mbetet e bllokuar nga Kongresi, raportojnë mediat franceze.

Në një konferencë në Paris, të hënën, organizuar mbi mënyrat për të ndihmuar Ukrainën, u mor përshtypje se presidenti francez Emanuel Makroni kritikoi në mënyrë indirekte vendet, si Gjermaninë, të cilat kanë hezituar prej kohësh t'i dorëzojnë armë të rënda  Ukrainës. 

 "Kam biseduar me kolegen time Analena Berbokun, do të shihemi të martën e ardhshme në Paris. Ka një dëshirë për të biseduar", tha Sezhurne. "Nuk ka asnjë dramë sepse   kemi të njëjtin qëllim  - mbështetjen për Ukrainën", shtoi ai.

Sezhurne, gjithashtu hodhi poshtë   idenë se diskutimet për një prani ushtarake në Ukrainë kanë qëllime  parazgjedhore përpara votimit të Parlamentit Evropian në qershor. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR