• e premte, 27 dhjetor 2024

NTP Shkup rikujton për vazhdimin e biletave të transportit falas për vitin 2024

NTP Shkup rikujton për vazhdimin e biletave të transportit falas për vitin 2024

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA)- Ndërmarrja për Transport Publik NTP-Shkup i rikojton personat e rritur, shfrytëzues të transportit falas të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën, t'i vazhdojnë/ vërtetojnë biletat për vitin e ardhshëm, nëse duan ta shfrytëzojnë të drejtën e transportit falas në ditët e cekura edhe në vitin 2024.

Nga NTP-Shkup informojnë se procedora kryhet në cilëndo qendër për personalizim, me prezencë personale dhe letërnjoftim në shqyrtim.

Njëkohësisht, i përkujtojnë edhe shfrytëzuesit e biletës vjetore studentore për përdorimin falas të transportit publik se është e nevojshme ta vazhdojnë-vërtetojnë  biletën për vitin 2024.

Informojnë se procedura kryhet në cilëndo qendër për personalizim të NTP Shkup, me prezencë personale që duhet të dorëzojë një vërtetim për  student të rregullt të lëshuar nga një institucion i arsimit të lartë të akredituar (jo më i vjetër se 30 ditë), indeks origjinal me shënimin e semestrit dimëror dhe letërnjoftim në shqyrtim.

Për studentët/brucoshë   nga viti studentor 2023/2024, bileta është automatikisht e vlefshme për vitin e ardhshëm kalendarik, njoftojnë nga NTP Shkup.ss/

Foto: Arkivi MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR