• e shtunë, 23 nëntor 2024

NQP: Autobusët nesër dhe të shtunën do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

NQP: Autobusët nesër dhe të shtunën do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - Për shkak të festës së Bajramit të Ramazanit, nesër transporti publik në Shkup do të zhvillohet sipas orarit të së dielës, ndërsa biletaritë dhe qendrat për personalizim nuk do të punojnë, informojnë sot nga NQP "Shkupi".

"Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, nga ora 10 deri në orën 18, me çka nga ora 17 deri në orën 17.30 është vozitja e fundit prej poshtë drejt majës, gjegjësisht në orën 17.45 është vozitja e fundit nga maja poshtë", shtojnë nga ndërmarrja. 

Autobusët edhe të shtunën do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës, biletaritë dhe qendrat për personalizim do të punojnë me orar të rregullt të punës, si dhe Teleferiku. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR