• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Norvegjia ka shpallur 15 të punësuar në Ambasadën ruse në Osllo për "persona non grata"

Norvegjia ka shpallur 15 të punësuar në Ambasadën ruse në Osllo për

Osllo, 13 prill 2023 (MIA) - Ministria norvegjeze e Punëve të Jashtme sot kumtoi se ka dëbuar 15 të punësuar në Ambasadën ruse, me dyshim se nuk janë diplomatë, por zbulues.

Në kumtesën e Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme thuhet se vendimi qeveritar për dëbimin e nëpunësve rusë është përgjigje e situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë, që ka sjellur deri në rritjen e kërcënimit zbulues nga Rusia.

"Ky është hap i madh në kundërshtimin dhe zvogëlimin e nivelit të aktiviteteve të shërbimit zbulues rus në Norvegji, si dhe në mbrojtjen e interesave tona kombëtare", deklaroi shefja e diplomacisë norvegjeze, Aniken Huitfeld.

Ambasada e Federatës ruse në Osllo ende nuk e ka komentar dëbimin.

Norvegjia është anëtare e NATO-s djhe kufizohet me Rusinë në Arktik. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR