• e enjte, 26 dhjetor 2024

Norvegjia e gatshme të mbyllë vendkalimin kufitar me Rusinë nëse është e nevojshme

Norvegjia e gatshme të mbyllë vendkalimin kufitar me Rusinë nëse është e nevojshme

Osllo, 16 nëntor 2023 (MIA) - Rojet kufitare norvegjeze nuk kanë vërejtur një numër të shtuar të kalimeve kufitare ruse në pikën e kontrollit Storskog, por autoritetet në Osllo janë të gatshme ta mbyllin atë nëse është e nevojshme, tha sot Ministrja e Drejtësisë Emili Enger Mell.

Ajo theksoi se Norvegjia me kujdes e ndjek situatën e kufirit me Rusinë.

"Por, për momentin në pikën kufitare Storskog nuk shohim qarkullim të pazakontë", theksoi ajo.

 Më herët, kryeministri i Finlandës, Peteri Orpo, bëri të ditur se më 18 nëntor do të mbyllen katër nga nëntë pikat kufitare me Rusinë, për të ndalur valën e azilkërkuesve.

"Qeveria vendosi sot që Finlanda të mbyllë disa pika kufitare lindore natën mes të premtes dhe të shtunës", tha Orpo.

Rreth 3.000 njerëz çdo ditë e shfrytëzojnë vendkalimin juglindor. Orpo theksoi se e kupton që mbyllja e vendkalimeve kufitare do ta vështirësojë jetën e përditshme të njerëzve të cilëve u është lejuar të udhëtojnë ndërmjet Finlandës dhe Rusisë. sa/

Foto: Gugël mapi

QËNDRONI TË LIDHUR