• e shtunë, 23 nëntor 2024

Norma e inflacionit në Argjentinë rritet në mbi 100 për qind

Norma e inflacionit në Argjentinë rritet  në mbi 100 për qind

Buenos Ajres, 15 mars 2023 (MIA) - Norma e inflacionit në Argjentinë është më shumë se 100 për qind, që ka ndodhur për herë të parë që nga hiperinflacioni në këtë vend gjatë viteve të 90-ta. Argjentina falimentoi në vitin 2001. 

Siç njoftoi Agjencia Statistikore e këtij vendi, norma e inflacionit është 102.5 për qind, që do të thotë se çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë dy herë më të larta në krahasim me vitin paraprak. Argjentina ka vite që ka probleme ekonomike, për shkak të të cilave shumica e popullsisë jeton në varfëri. Autoritetet po përpiqen të ndalojnë rritjen e çmimeve me kufizimin e tyre. 

Megjithatë, në mënyrë drastike po rriten çmimet e ushqimeve dhe pijeve  – në shkurt u rritën me 9.8 për qind në krahasim me muajin paraprak. Mediat argjentinase raportuan se çmimi i mishit u rrit për pothuajse 20 për qind brenda një muaji. Gazeta Ambito raportoi se kushtet e pafavorshme të motit, vala e zgjatur e të nxehtit dhe thatësira seriozisht janë reflektuar mbi  blegtorinë dhe bujqësinë.

Në këtë vend prej kohësh ndjehet inflacioni i lartë. Në shtator të vitit të kaluar pati protesta me kërkesë që të kufizohet rritja e çmimeve. Banka Qendrore bëri të ditur se do të lëshohet një kartëmonedhë në  apoenë të rinj - 2.000 peso (rreth 105 dollarë) - në përgjigje të shtrenjtimeve. 

Qeveria ka kohë që po përpiqet ta zbusë inflacionin, por ndarjet politike e kërcënojnë ekonominë. Verën e kaluar për një muaj u ndërruan tre ministra të ekonomisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ndau këtij vendi edhe gjashtë miliardë dollarë për të shpëtuar ekonominë. Ishte pagesa e fundit në një program për ndihmë 30-mujore që në fund duhet të arrijëje  në 44 miliardë dollarë, raporton B-Bi-Si. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR