• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nobelisti dënohet me gjashtë muaj burg

Nobelisti dënohet me gjashtë muaj burg

Daka, 2 janr 2024 (MIA) - Gjykata në Bangladesh sot e ka dënuar nobelistin Muhamed Junus me gjahstë muaj burg për shkelje të ligjeve të punës, njoftuan prokurorët, ndërsa Junusi pretendon se u dënua për një vepër penale që nuk e ka bërë, raportojnë mediat britanike. 

Junus (83) dhe banka e tij Gramin fituan Çmimin e Paqes në vitin 2006 për punën e tyre duke nxjerrë miliona njerëz nga varfëria përmes kredive të vogla për banorët ruralë të Bangladeshit, duke e bërë atë një pionier të lëvizjes globale të mikrokredisë.

Kryeministri Sheik Hasina, megjithatë, e akuzoi atë se "thith gjakun e të varfërve".

Mbështetësit e Junusit thonë se qeveria po mundohet ta diskreditojë, pasi dikur mendonte të krijonte një parti politike për të kundërshtuar Lidhjen Avami të Sheik Hasinës.

Junusi dhe tre të punësuar në Gramin Telekom, të cilin ai e themeloi, u dënuan dje për moskrijimin e një fondi social për të punonësuarit e tyre.

"Ky gjykim kundër meje kundërshton çdo logjikë. I bëj thirrje popullit të Bangladeshit të flasë me një zë kundër padrejtësisë dhe për demokracinë dhe të drejtat e njeriut për secilin nga qytetarët tanë", tha Junusi në deklaratën pas aktgjykimit. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR