• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Nobelisti bjellorus, Alesh Belacki dënohet me 10 vjet burgim

Nobelisti bjellorus, Alesh Belacki dënohet me 10 vjet burgim

Minsk, 3 mars 2023 (MIA) - Fituesi i vitit të kaluar i Çmimit Nobel për paqe dhe aktivist për të drejta të njeriut, Alesh Beljacki, sot nga gjykata në Bjellorusi është dënuar me 10 vjet burgim.

Nobelisti si edhe dy aktivistë të Qendrës për të drejta të njeriut "Vesna", të cilën e themeloi ai, janë arrestuar gjatë protestave në vitin 2020 kundër rizgjedhjes së presidentit bjellorus, Aleksandar Lukashenko.

Lukashenko, i cili është në pushtet nga viti 1994, e shtyu opozitën në vend dhe i mbylli të gjitha mediat e pavarura.

Aktakuzat në gjykimin e Belackit, që filloi më 5 janar, lidhen me atë që "Vesna" u ka dhënë para të burgosurve politikë dhe u ka ndihmuar t'i paguajnë shpenzimet e tyre gjyqësore.

Vitin e kaluar aktivisti i arrestuar u shpall fitues i Çmimit Nobel për Paqe, së bashku me grupin rus "Memorial" dhe organizatën ukrainase "Qendra për liri qytetare".

Beljacki në dhjetor nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel, ndërsa në emrin e tij në solemnitet foli bashkëshortja, Natalia Pinçuk.

QËNDRONI TË LIDHUR