• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nju-Jork Tajms: Trampi po përgatitet të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën

Nju-Jork Tajms: Trampi po përgatitet të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën

Uashington, 9 nëntor 2024 (MIA) - Ekipi i tranzicionit i presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp ka hartuar urdhra ekzekutivë dhe një njoftim për t'u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për klimën dhe për të zvogëluar madhësinë e disa zonave të mbrojtura për të lejuar më shumë shpime dhe miniera, raportoi Nju- Jork Tajms.

Trampi, gjithashtu pritet të heqë ndalesën për eksportin e ri të gazit natyror të lëngshëm në tregjet kryesore në Azi dhe Evropë dhe t'i japë fund një përjashtimi që lejon Kaliforninë dhe shtetet e tjera të kenë standarde më të rrepta për të luftuar ndotjen, citohet në raport.

Gjatë fushatës, Trampi premtoi të ndërmarrë shumë nga veprimet e përshkruara në raportin e gazetës.

Karolin Levit, një zëdhënëse e ekipit të tranzicionit të Trampit, tha në përgjigje të një kërkese nga Rojters se rezultatet e zgjedhjeve të së martës i dhanë atij një "mandat për të përmbushur premtimet që ai bëri në fushatë".

Administrata e presidentit Xho Bajden në janar ndaloi lëshimin e lejeve të reja të eksportit të gazit natyror për të përfunduar një studim të ndikimeve mjedisore dhe ekonomike të eksportit.

Ministria amerikane për Energjetikë para fundit të vitit duhet ta publikojë draftin e përditësimit të analizave për nevojat e këshillimit publik 60-të ditësh, tha përfaqësuesi i Ministrisë.

Sipas gazetës, disa njerëz në ekipin e tranzicionit po diskutojnë zhvendosjen e selisë së Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor nga Uashingtoni. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR