• e mërkurë, 21 janar 2026

"Njujork tajms: Të paktën 40 të vrarë në sulmin amerikan ndaj Venezuelës

 Nju-Jork, 4 janar 2026 (MIA) - Të paktën 40 persona, përfshirë personel ushtarak dhe civilë, u vranë në një sulm ajror amerikan në Venezuelë herët të shtunën në mëngjes, deklaroi një funksionar i lartë venezuelan për "Njujork tajms".

Gazeta raportoi se në sulm ka pasur viktima civile, veçanërisht në Katia La Mar, një zonë bregdetare e varfër në perëndim të aeroportit të Karakasit, ku u godit një ndërtesë banimi trekaësh, duke shembur murin e saj të jashtëm. 

 Presidenti amerikan Donald Tramp, dje bëri të ditur se në sulmin nuk ka ushtarë amerikanë të pësuar, por pranoi se disa janë plagosur.

 Më vonë atë ditë, në një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago, gjenerali Den Kejn, kryetar i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, shpjegoi se helikopterët amerikanë, të cilët ishin në një mision për të nxjerrë presidentin Nikolas Maduro dhe bashkëshorten e tij, ishin sulmuar. Sipas tij, një helikopter u godit, por mbeti operativ, ndërsa të gjithë aeroplanët amerikanë u kthyen në shtëpi të sigurt.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR