• e enjte, 03 tetor 2024

Njujork Tajms: Sulmi i Iranit ndaj Izraelit pritet "në orët në vijim"

Njujork Tajms: Sulmi i Iranit ndaj Izraelit pritet

Tel-Aviv, 1 tetor 2024 (MIA) - "Njujork tajms" citon tre zyrtarë izraelitë të cilët thonë se sulmi i pritur iranian do të përfshijë dronë dhe predha, përderisa një funksionar amerikan parasheh përdorim të raketave balistike.

Siç transmeton Tajms of Izrael, sulmi pritet "në orët në vijim".

Kur Irani e sulmoi Izraelin në prill, ishte llogaritur se raketave balistike u nevojiten 12 minuta për të arritur drejt Izraelit nga Irani, raketave kryqëzuese dy orë dhe dronëve rreth nëntë orë për ta arritur cakun e tyre.

Tre funksionarë izraelitë, të cilët Tajms i citon në mënyrë anonime, thanë se Irani me siguri do të targetojë tre baza ushtarake ajrore dhe "shtabin zbulues në veri të Tel-Avivit", për të cilin thuhet se është evakuuar.

Edhe përkundër asaj që në prill ishte shmangur lufta gjithpërfshirëse, Tajms citon diplomatë dhe ekspertë të cilët thonë se tani është më se e mundshme lufta e madhe, "me çka Izraeli pritet t'i kundërpërgjigjet secilit sulm të ri iranian". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR