Njujork Tajms: Prefekti i Nju-Jorkut i akuzuar pas hetimit federal për korrupsion
- Prefekti i Nju-Jorkut, Erik Adams është akuzuar pas hetimit federal për korrupsion, me çka u bë prefekti i parë në historinë e Nju-Jorkut i cili akuzohet derisa është në funksion.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:57, 26 shtator, 2024
Nju-Jork, 26 shtator 2024 (MIA) - Prefekti i Nju-Jorkut, Erik Adams është akuzuar pas hetimit federal për korrupsion, me çka u bë prefekti i parë në historinë e Nju-Jorkut i cili akuzohet derisa është në funksion.
Aktakuza për Adamsin mbetet e vulosur dhe nuk është e qartë me çfarë akuzash përballet ai", lajmëroi Njujork Tajms, duke cituar burime të njoftuara me rastin.
Adams duhet të shkojë në gjykatë më 26 shtator, ku do t'i lexohet aktakuza dhe do të dihet vëllimi i aktakuzës. Në deklaratë për Njujork Post, Adams tha se është i pafajshëm dhe paralajmëroi se do të luftojë për ta dëshmaur pafajësinë e vet.
"Çdoherë e kam ditur se do të jem cak - nëse qëndroj në mbrojtjen e njujorkezëve - dhe ashtu bëra. Në rast se më akuzojnë - do të luftoj kundër asaj me tërë fuqinë dhe frymën time sepse jam i pafajshëm", tha Adams.
Ai shtoi se nuk do të tërhiqet nga funksioni i prefektit madje edhe nëse akuzohet, edhe përkundër thirrjeve për dorëheqje të tij nga deputetë të lartë amerikanë, prëfshirë edhe Aleksandria Okasio-Kortez. ab/
Foto: Х