• e diel, 06 tetor 2024

Nju-Jork Tajms: Një numër i madh i obusëve nga shtetet perëndimore jashtë përdorimit në Ukrainë

Nju-Jork Tajms: Një numër i madh i obusëve nga shtetet perëndimore jashtë përdorimit në Ukrainë
Nju Jork, 26 nëntor 2022 (MIA) – Forcat e armatosura ukrainase gjuajnë mijëra granata artilerike ndaj caqeve ruse nga obusët e avancuar teknologjik të dorëzuara në Kiev nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, por për shkak të përdorimit të tepërt në fushëbetejë, një e treta e tyre nuk janë në funksion, konfirmojnë zyrtarët amerikanë dhe ukrainas. Një e treta prej rreth 350 obusë nga prodhimi perëndimor të dhuruara në Kiev janë jashtë përdorimit në çdo kohë, sipas përfaqësuesve ushtarakë amerikanë, njofton Nju-Jork Tajms. Ushtarët në fushëbetejë nuk mund t'i zëvendësojnë tubat e përdorur artilerik të cilat mund të jenë të gjata më shumë se gjashtë metra dhe të peshojnë mijëra kilogramë, për çka Komanda evropiane e Pentagonit në mënyrë parimore ka aftësuar objekt për korrigjim në Poloni. Megjithatë, autoritetet ukrainase do të dëshironin për mbajtjen e armëve artilerike të jenë më afër që të mund më shpejtë t'i kthejnë në front në operacione luftarake aktive, konfirmuan për Nju-Jork Tajms përfaqësuesit amerikanë të njohur me këtë çështje. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR