• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Njujork Tajms: Kamala Harris i bën presion Bajdenit që ta ashpërsojë retorikën për krizën në Gaza

Nju-Jork, 5 mars 2024 (MIA) - Nënpresidentja amerikane Kamala Harris kryen presion ndaj presidentit amerikan Xho Bajden dhe përfaqësuesve të tjerë të administratës që ta ashpërsojnë retorikën e tyre për krizën humanitare në Gaza, shkruan sot Njujork Tajms.

Në raport, në të cilin citohen katër persona të njoftuar me apelet e Kamala Harrisit, thuhet se ajo vazhdimisht u ka thënë Bajdenit dhe përfaqësueve të tjerë të Shtëpisë së Bardhë "se administrata duhet të tregojë empati më të madh për civilët palestinezë me atë që do të flasë publikisht për numrin e të vrarëve në Gaza dhe për vuajtjet e të mbijetuarve".

Bajden e ka mbështetur idenë e saj, sipas gazetës amerikane, por gjithashtu tha se personat zyrtarë duhet të vazhdojnë t'i dënojnë sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Harris e ka akuzuar Izraelin se nuk po bën mjaftueshëm që ta lehtësojë katastrofën humanitare në Gaza në fjalim të dielën, që shënoi ndryshimin në retorikën e administratës amerikane.

Ajo u takua me anëtarin e kabinetit ushtarak izraelit beni ganc të hënën në Uashington.

Në një deklaratë pas takimit, Shtëpia e Bardhë tha se Harris dhe Ganc kanë diskutuar për urgjencën e përfundimit të marrëveshjes së pengjeve në mënyrë që të lirohen më shumë se 100 persona që besohet se mbahen ende në Gaza pasi militantët palestinezë sulmuan jugun e Izraelit.

Ajo përsëriti gjithashtu mbështetjen e administratës për një armëpushim të përkohshëm që do të lejonte lirimin e pengjeve dhe një rritje të ndihmës humanitare për Gazën. mb/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR