• e martë, 24 dhjetor 2024

"Njujork tajms" ka ngritur padi kundër Majkrosoftit dhe OpenAI për shkelje të pretenduar të të drejtave autoriale

 Uashington, 27 dhjetor 2023 (MIA) -  Shtëpia botuese  e gazetës "Njujork tajms" ka ngritur sot padi kundër Majkrosoftit OpenAI për shkelje të pretenduar të të drejtave autoriale të një prej kompanive më të vjetra dhe më të mëdha mediatike në botë.

Procesi i ardhshëm gjyqësor, në të cilin gazeta ka kërkuar të marrë vendin porota  në qarkun jugor të Nju-Jorkut, hap pasoja të gjera për të ardhmen e shtëpisë botuese të lajmeve në epokën e teknologjive të reja me inteligjencë artificiale gjeneruese. 

Në padia theksohet se kompanitë teknologjike  i keqpërdorin përmbajtjen e "Njujork tajm"-it pa leje për të krijuar produkte të tyre të inteligjencës artificiale ÇatGPT (ChatGRT), çatbot të OpenAI dhe Kopilot të Majkrosoftit. 

 Procesi gjyqësor hap një front të ri në betejën dhjetëvjeçare midis kompanive teknologjike dhe mediave për ekonominë e internetit. Kompani të tilla si Gugëll, Majkrosoft ose Meta krijojnë algoritme që tërheqin trafikun e internetit në dobi të tyre, dhe kështu reklamuesit, në dëm të mediave tradicionale të shkruara dhe elektronike. Me këtë proces kundër njëri-tjetrit  janë organizata më e madhe të lajmeve në botë dhe pionierët e një valë të re të teknologjive të inteligjencës artificiale.

 Procesi vjen pas disa muaj të negociatave mes këtyre organizatave, të cilat nuk rezultuan me marrëveshje. "Njujork tajms"  kërkon dëmshpërblim dhe  ka kërkuar nga gjykata që kompanitë teknologjike të ndalojnë përdorimin e përmbajtjeve të saj dhe t'i shkatërrojnë të dhënat që përfshijnë punën e gazetës.

"Gazetaria në 'Njujork tajms' është punë e mijëra gazetarëve, puna e të cilëve kushton qindra milionë dollarë në vit. Të akuzuarot në thelb kanë shmangur të shpenzojnë miliarda dollarë që gazeta i ka investuar për krijimin e atij punimi që e marrin pa leje apo kompensim", theksohet në padinë e organizatës mediatike. 

 Majkrosofti dhe OpenAI nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga   gazeta "Uollstrit xhurnal".

Përveç Ej Xhi Salcerger, botuesi i "Njujork tajms" dhe drejtuesit e tjerë të kompanive mediatike si "Njuz korp" .  Botuesi i "IUollstrit xhurnal"  gjithashtu konsideron se në rastin e teknologjive më të fundit të inteligjencës artificiale shkelen të drejtat e botuesve të lajmeve. 

Megjithatë, ndërkaq, si Asoshieted Pres dhe Aksel Springer, botuesi i "Biznes Insajder"dhe Politiko, kanë arritur marrëveshje komerciale për licencimin e  përmbajtjeve të reja OpenAI. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR