• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Njujork Tajms: Janë dëgjuar bashkëpunëtorët kyç të Bajdenit në hetimin për ruajtjen e dokumenteve të besueshme

Njujork Tajms: Janë dëgjuar bashkëpunëtorët kyç të Bajdenit në hetimin për ruajtjen e dokumenteve të besueshme

Uashington, 29 shtator 2023 (MIA) - Prokurori special Robert Hur i dëgjoi bashkëpunëtorët kyç të presidentit amerikan, Xho Bajden, përfhsirë edhe këshilltarin për siguri nacionale, Xhejk Salivan dhe ish-shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Ron Klajn, në lëndën në të cilën hetohet mënyra në të cilën presidenti ka vepruar me dokumentet e besueshme, lajmëroi gazeta "Njujork Tajms".

Gazeta thekson se për atë se si dokumentet qeveritare janë ruajtur në zyren e think-tankut, që ishte formuar për Bajdenin pas përfundimit të detyrës nënpresident i SHBA-së, dhe në shtëpinë e tij në Delauer, në procedurë janë marrë në pyetje edhe funksionarët të cilët kanë punuar me të në fund të mandatit të tij nënpresdiencial dhe tani.

Krahas bashkëpunëtorëve Saliban dhe Klajn, prokurori ka biseduar edhe me Stiv Riçeti, ndihmës kryesor në Shtëpinë e Bardhë, sekretarin e Shtteit, Antoni Blinke dhe Majkëll Karpenter, ish-drejtor ekzekutiv i Qendrës "Pen Bajden", ku janë gjetur disa nga dokumentet, shtohet në shkresë, duke cituar persona të njoftuar me rastin.

Për bisedën e Blinkenit paraprakisht këtë javë informoi Ej-Bi-Si Njus.

Prokurori amerikan, merik Garland në janar e emëroi Hurin për prokuror special për ta hetuar deponimin joadekuat të dokumenteve të besuehsme në shtëpinë dhe zyren e demokratit Bajden.

Hetimi më i gjerë për trajtimin e dokumenteve të besueshme është kahëzuar edhe drejt rivalit potencial të bajdenit në zgjehdjet e vitit 2024, ish-presidentit Donald Tramp, i cili është i akuzuar në një rast tjetër.

Republikani Tramp, gjithashtu, po përballet me tre aktakuza të ndara lidhur me pagesa të fshehta, gjoja, të kryera drejt yllit të pornos dhe tentime për t'u anuluar epilogu i zgjedhjeve në vitin 2020.

Paraprakisht dje, republikanët të cilët zhvillojnë hetim për impipment kundër Bajdenit, në dëgjimin e parë i detajizuan pagesat e huaja të anëtarëve të familjes së tij, por nuk dhanë dëshmi se presdienti demokrat ka pasur dobi personale prej tyre. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR