• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Njujork tajms: Hania është vrarë nga një bombe e kontrabanduar në rezidencën, përgjegjës është Izraeli

Njujork tajms: Hania është vrarë nga një bombe e kontrabanduar në rezidencën, përgjegjës është Izraeli

Nju Jork, 1 gusht 2024 (MIA) - Lideri i Hamasit palestinez, Ismail Hania, u vra të mërkurën në mëngjes nga një "bombë e sofistikuar me telekomandë" e kontrabanduar në rezidencën në Teheran ku qëndronte, jo nga një raketë, siç ishte raportuar më parë, shkruan sot "Njujork tajms".

Sipas raportit të gazetës, e cila i referohet shtatë zyrtarëve të Lindjes së Afërt, duke përfshirë dy iranianë dhe një amerikan, bomba është kontrabanduar në ndërtesën e Gardës Revolucionare iraniane në Teheran dy muaj më parë.

Nuk ka asnjë koment zyrtar nga Izraeli për vrasjen e Hanias.

Gazeta amerikane citoi zyrtarë të Lindjes së Afërt se inteligjenca izraelite e informoi SHBA-në dhe qeveritë e tjera perëndimore mbi detajet e operacionit menjëherë pas përfundimit të tij.

"Disa zyrtarë amerikanë që kërkuan të mbeten anonimë, arritën në përfundimin se Izraeli ishte përgjegjës për vrasjen", shkruan Njujork tajms.

Hania të martën mbërriti në Teheran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian. ls/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR