• e premte, 05 korrik 2024

Nju Jork tajms: Ukraina përgatit 12 brigada për kundërsulm

Nju Jork tajms: Ukraina përgatit 12 brigada për kundërsulm

Uashington, 25 prill 2023 (MIA) - Ukraina po përgatit 12 brigada për të filluar një kundërofensivë kundër ushtrisë ruse, shkruan gazeta Nju Jork tajms duke cituar dokumente konfidenciale të zbuluara të Pentagonit.

"Ukraina po përgatitet të nisë një kundërsulm kundër ushtrisë ruse që në fillim të muajit të ardhshëm, thuhet në raport.

Sipas dokumenteve të publikuara të Pentagonit, 12 brigada ushtarake ukrainase me një numër prej rreth 4000 ushtarësh secila duhet të jenë gati deri në fund të prillit.

Gazeta vë në dukje se operacioni ushtarak pritet të zhvillohet në drejtimin jugor, duke përfshirë përgjatë bregut të detit Azov. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR