• e shtunë, 23 nëntor 2024

Njujork tajms: SHBA-ja ka filluar negociata për përdorimin e mjeteve të ngrira ruse

Njujork tajms: SHBA-ja ka filluar negociata për përdorimin e mjeteve të ngrira ruse

 Uashington, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden ka filluar negociata urgjente me aleatët për përdorimin  e mjeteve të ngrira ruse për mbështetjen ushtarake të Ukrainës, shkruan “Njujork tajms”, duke iu referuar burimeve anonime.

Shtëpia e Bardhë, gjoja ka "sinjalizuar" se është dakord me përdorimin e pronës ruse, ndërsa gjithnjë e më shumë kongresmenë po bëjnë presion për një ligj që do ta lejojë atë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtrojnë presion ndaj Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë që t'i prezantojnë planet e tyre për këtë temë deri më 24 shkurt, kur do të jetë përvjetori i dytë i fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Ende bisedohet për detaje për strategjinë për përdorimin e mjeteve ruse, ndërsa edhe më tej nuk është vendosur nëse mjetet do të shkojnë drejtpërdrejtë në Kiev ose do të përdoren në mënyra të tjera. 

Sipas gazetës amerikane, ky vendim mund ta detyrojë Moskën të negociojë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Pas fillimit të invadimit rus, Bashkimi Evropian dhe vendet e G7 kanë ngrirë pothuajse gjysmën e rezervave valutore të Rusisë - rreth 300 miliardë euro. Rreth 200 miliardë ka në Union, më shumë në llogaritë e "Euroklir"-it belg, i cili në fund të tetorit shpalli se në nëntë muajt  e vitit 2023 ka fituar rreth tre miliardë euro nga interesi nga investimet në mjetet ruse të cilët janë nën sanksion. qa/

FOTO: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR