• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Nju Jork Tajms": Nga nesër, 1000 të huaj dhe persona me shtetësi të dyfishtë do të nisin të evakuohen nga Gaza

Nju-Jork, 1 nëntor 2023 (MIA) - Duke filluar nga nesër, 1.000 të huaj,  persona me shtetësi të dyfishtë dhe palestinezë që janë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare pritet të nisin të largohen nga Rripi i Gazës përmes pikës kufitare Rafa, raportoi gazeta "Nju Jork Tajms", duke cituar diplomatë perëndimorë.

Evakuimi do të vazhdojë derisa të gjithë ata që plotësojnë kriteret e dakorduara të hyjnë në territorin e Egjiptit, thekson gazeta.

Paraprakisht sot, Tass raportoi se lëvizja palestineze Hamas publikoi listat me afro 430 persona që do të mund të largohen nga Rripi i Gazës përmes pikës së kontrollit Rafa, duke cituar një mesazh në Fejsbuk nga shërbimi kufitar i enklavës që u shpërnda gjatë natës. Këto lista nuk janë publikuar në mediat zyrtare të Hamasit. Ato përfshijnë emrat e shtetasve të Australisë, Austrisë, Indonezisë, Jordanisë, Finlandës, Republikës Çeke, Bullgarisë dhe Japonisë.

Marrëveshja mes Hamasit, autoriteteve izraelite dhe Egjiptit, e cila u arrit sot me ndërmjetësimin e Katarit dhe koordinimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lejon të lënduarit rëndë dhe të huajt të largohen nga Rripi i Gazës, shënojnë mediat britanike. sa/

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR