Nju Jork Tajms: Marrëveshja për shfrytëzimin e burimeve natyrore nuk përfshin garanci amerikane të sigurisë për Ukrainën
- – Marrëveshja për shfrytëzimin e burimeve natyrore mes Ukrainës dhe SHBA-së nuk përfshin garanci amerikane të sigurisë për Kievin, kuptohet në versionin e ri të marrëveshjes, në të cilin kishte qasje Nju Jork Tajms.
- Post By Fitore Curri
- 21:12, 25 shkurt, 2025

Uashington, 25 shkurt 2025 (MIA) – Marrëveshja për shfrytëzimin e burimeve natyrore mes Ukrainës dhe SHBA-së nuk përfshin garanci amerikane të sigurisë për Kievin, kuptohet në versionin e ri të marrëveshjes, në të cilin kishte qasje Nju Jork Tajms.
Gazeta ka marrë një kopje të marrëveshjes dhe bashkëbisedues të njoftuar me rrjedhën e bisedimeve kanë konfirmuar se pikërisht ai është versioni të cilin të huajt por bëhen gati ta nënshkruajnë, edhe pse disa kushte mund të ndryshojnë.
“Kjo është marrëveshje ekonomike me Ukrainën, në të cilën nuk do të ketë garanci për ndihmën e ardhshme në luftë. Ajo nuk do të përfshijë kurrfarë detyrime për shpërndarje të kontingjentit amerikan në rajon”, deklaroi për gazetën një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë.
Sipas një burimi të Si–En -En në Kiev, autoritetet ukrainase vendosën ta shtyjnë atë për të shqyrtuar "detajet problematike teknike", duke përfshirë çështjen e garancive të sigurisë për Ukrainën, sepse pala amerikane “ashpër e kundërshton" atë. Në Kiev shpresonjnë se kjo temë do të ngrihet në takimin e ardhshëm mes presidentëve të SHBA-së dhe Ukrainës, Donald Tramp dhe Volodomir Zelenski. "Gjithçka është gati nga ana jonë", tha një burim ukrainas për Si-En-En, duke theksuar se Ukraina "ka bërë gjithçka që është e mundur për t'i bërë kushtet të pranueshme".
Në versionin fillestar të marrëveshjes, Kievi duhej t'i jepte Uashingtonit gjysmën e të ardhurave nga burimet e tij natyrore, përfshirë edhe nga shitja e metaleve të rralla, naftës dhe gazit. U diskutua edhe për të ardhurat nga puna në porte dhe infrastruktura tjetër. Mjetet do të drejtoheshin në një fond special, në të cilin SHBA-ja do të kishte 100 për qind pronësi. Shtëpia e Bardhë i quajti këto kushte "kompensim" për ndihmën financiare dhe ushtarake të dhënë më parë për Kievin, të cilën Trampi e vlerëson në 500 miliardë dollarë, megjithëse shuma reale është dukshëm më e ulët dhe arrin në rreth 175 miliardë dollarë, ndihmë e dhënë që nga fillimi i luftës. fc/
Fotografia: Arkivi