• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Njeriu i parë i PPE-së para një hetimi të mundshëm të Prokurorisë publike të BE-së

Njeriu i parë i PPE-së para një hetimi të mundshëm të Prokurorisë publike të BE-së

Bruksel, 31 tetor 2024 (MIA) - Zyra e Prokurorit publik në bashkëpunim me policinë belge është duke hetuar akuzat për mashtrim dhe korrupsion, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga ana e liderit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Veber gjatë fushatës së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në vitin 2019.

Sipas policisë belge, pjesëtarët e saj morën në pyetje tre persona, duke përfshirë dy anëtarë të rangut të lartë të stafit zgjedhor të Veberit, lidhur me përgjegjësitë dhe aktivitetet e tyre gjatë fushatës për zgjedhjet evropiane të vitit 2019.

Hetimi është fokusuar në atë nëse tre personat kanë marrë në mënyrë të paligjshme donacione nga PPE-ja dhe grupi i saj parlamentar në Parlamentin Evropian.

Sipas rregulloreve të BE-së, grupet parlamentare në Parlamentin Evropian financohen nga Buxheti i Unionit, gjegjësisht nga taksapaguesit në bllok dhe ato fonde nuk mund të përdoren për fushata politike.

Sipas burimeve policore, tre aktivistët në fushatën e Veberit i cili në vitin 2019 ishte “kandidat kryesor” i PPE-së u morën në pyetje për dyshimet për kryerjen e veprave penale “falsifikim të dokumenteve publike nga ana e nëpunësve civil gjatë kryerjes së detyrave", “shkelje të besimit”, “mashtrim” dhe “korrupsion”.

Ata u pyetën "nëse mund të kenë marrë kompensim nga grupi parlamentar i PPE-së, ndërsa mund të kryenin shërbime për Partinë Popullore Evropiane (PPE) në lidhje me fushatën e vitit 2019".

Megjithatë, deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare në lidhje me këtë rast. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR