• e enjte, 26 dhjetor 2024

Njëzet vende evropiane i janë bashkuar porosisë së përbashkët për dërgimin e municionit në Ukrainë

Njëzet vende evropiane i janë bashkuar porosisë së përbashkët për dërgimin e municionit në Ukrainë

Bruksel, 20 mars 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell publikoi se sot 17 vende të BE-së dhe Norvegjisë iu bashkuan porosisë publike të përbashkët për furnizimin e municionit për Ukrainën. Ai parashikoi se numri i vendeve do të tejkalojë 20 dhe i saktësoi se deri më tani disa vende duhet të ndërmarirn hapa shtesë pasa se të bashkohen.

"Ne ramë dakord që një miliard euro do të sigurohen për të mbuluar kostot e vendeve të BE-së që sigurojnë menjëherë municion dhe raketa 155 milimetra nëse kërkohet. Këto sasi pritet të furnizohen nga rezerva ose nga porositë që pritet të përmbushen së shpejti. Një miliardë euro të tjera do të sigurohen për prokurim të përbashkët publik të municioneve të të njëjtit kalibër. Është planifikuar gjithashtu një rritje e aftësive të industrisë evropiane të mbrojtjes", sqaroi Borell pas takimit të përbashkët të ministrave evropianë të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme në Bruksel.

Ai potencoi se BE-ja i paguan rreth 55 për qind të vlerës se dorëzimit. "Këshilli i BE-së e bëri të qartë se Ukraina mund të vazhdojë të konsiderojë në mbështetjen", tha Borell. Sipas tij, nga fundi i Luftës së Ftohtë, Evropa i ka zvogëluar shpenzimet për mbrojtjen në gjysmë, ndërsa prodhimtaria ushtarake është zvogëluar katër herë.

QËNDRONI TË LIDHUR