• e premte, 27 dhjetor 2024

Njëzet të vdekur pas rrëshqitjes së dheut në qarkun kinez Junan

Njëzet të vdekur pas rrëshqitjes së dheut në qarkun kinez Junan

Pekin, 23 janar 2024 (MIA) - Njëzet persona kanë humbur jetën, ndërsa 24 rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në pjesën e largët malore në qarkun jugperëndimor kinez Junan, publikuan sot mediat shtetërore kineze.

Fshati Lianshiu në pjesën verilindore të Junanit është goditur dje rreth orës 6 nga një ortek i madh.

Autoritetet sot i vazhdojnë operacionet për kërkim ndaj njerëzve të bllokuar nën masat e tokës, pasi që shkurt e ndërprenë punën e tyre për shkak të një orteku të ri. Punëtorët e ndihmës urgjente punojnë në temperatura nën zero, ndërsa një punëtor tha se makineritë e mëdha nuk mund të përdoren në operacion për kërkim për shkak të terrenit jostabil", publikuan mediat lokale.

"Nëse toka është jostabile poshtë, pjesa e sipërme mund të vazhdojë të rrëshqasë. Është e vështirë të realizohen operacione mekanike të përmasave të mëdha, ndërsa shpëtimi në vendngjarje është shumë i vështirë", tha një përfaqësues zyrtar.

Të paktën 47 persona nga 18 familje u raportuan fillimisht të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut. Nga informacionet e përditësuara tashmë është e qartë se 20 prej këtyre personave janë konfirmuar të vdekur. Dy persona janë dërguar në spital me plagë të ndryshme. Ata janë ende në kërkim të 24 personave, ndërsa tre të zhdukur janë gjetur të padëmtuar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR