• e enjte, 26 dhjetor 2024

Njëzet luftëtarë të "Shtetit islamik" ikën nga një burg në Siri pas tërmetit

Njëzet luftëtarë të

Damask, 7 shkurt 2023 (MIA) - Njëzet luftëtarë të "Shtetit islamik" ikën nga një burg në Sirinë veriore, duke e shfrytëzuar kaosin e shkaktuar nga tërmeti shkatërrues në rajonin e kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, lajmëroi DPA.

Duke i cituar autoritetet e burgut, Observatori sirian për të drejta të njeriut kumtoi se anëtarët e grupit Shttei islamik ishin në burg në pjeësn veriore të Alepos. Ai është një ndër rajonet më të goditura nga tërmeti.

Sipas grupit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ata ishin kontrabanduar nga burgu për shuma parash prej 1.000 deri 3.000 dollarë për anëtar të bandës.

"Nga ajo që mora vesh nga burimet e mia është se pas tërmetit u krijua kaos, këta pjesëtarë të Shtetit islamik kanë mundur të organizonin ikjen e tyre me disa nga rojet gjatë kaosit", deklaroi shefi i observatorit, Rami Abdel Rahman për DPA-në.

Rahman tha se në të kaluarën anëtarët e Shtetit islamik paguanin për t'u ëarguar nga burgu apo nga vetë Siria.

Në burg ka dhjetëra qytetarë të qytetit Afrin, i cili për momentin është nën kontroll të forcave kryengritëse siriane të mbështetura nga Turqia. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR