• e enjte, 26 dhjetor 2024

Njëzëri është votuar vetëshpërbërja e Saborit kroat, vijojnë zgjedhje

Njëzëri është votuar vetëshpërbërja e Saborit kroat, vijojnë zgjedhje

Zagreb, 14 mars 2024 (MIA) - Pas më pak se katër vite punë, njëzëri u vetëshpërbë përbërja e dhjetë e parlamentit kroat.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq deklaroi se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në fund të prillit ose filim të majit, por para zgjedhjeve evropiane. 

Vendimi për shpërbërjen e Parlamentit është marrë njëzëri, me 143 vota, përderisa kryetari i Saborit, Gordan Jandrokoviq u falënderua për bashkëpunimin. 

Kuvendi para shpërbërjes ka miratuar ndryshime të legjislacionit ndëshkues me të cilat si vepra penale vendosen femicidi dhe publikimi i paautorizuar i veprimeve hetuse dhe të provave, të a.q. rrjedhë e informacioneve. 

Përbërja e dhjetë e parlamentit ishte konstituuar më 20 korrik të vitit 2020. 

Mbledhja e re e 11-të e Saborit kroat do të zgjidhet në zgjedhjet parlamentare, të cilat do t'i shpallë presidentit i Republikës, Zoran Millanoviq. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR