• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Njëqind mijë punëtorë në sektorin publik në Britani të Madhe do të grevojnë më 1 shkurt

Njëqind mijë punëtorë në sektorin publik në Britani të Madhe do të grevojnë  më 1 shkurt

Londër, 11 janar 2023 (MIA) – Sindikata Britanike e Shërbimeve Publike dhe Komerciale sot bëri të ditur se 100.000 anëtarë të kësaj sindikate, të punësuar në 124 sektorë qeveritarë, më 1 shkurt do të dalin në grevë  për shkak të pakënaqësisë nga pagat, pensionet dhe sigurisë në vendin e punës.

“E paralajmëruam Qeverinë se debati ynë do të përshkallëzohet nëse nuk na dëgjojnë, ndërsa ne e mbajmë fjalën”, tha shefi i Sindikatës Britanike për Shërbime Publike dhe Komerciale", Mark Servotka.

 Mijëra punonjës mjekësorë në të gjithë Britaninë e Madhe sot për të dytën ditë dolën në grevë, ndërsa shumë shkolla në Skoci u mbyllën, sepse mësimdhënësit nuk u paraqitën në vendet e tyre të punës.

Sindikata e Shërbimeve Publike dhe Komerciale britanike  muajin e kaluar organizoi një seri grevash në sektorin publik në të cilat ishin përfshirë të punësuar në fusha të ndryshme, nga punonjës mjekësorë dhe instruktorë për ngasje,  deri te të punësuarit në hekurudhë, në policinë kufitare dhe të trafikut. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR