• e mërkurë, 17 korrik 2024

Një zjarr pyjor shpërtheu pranë hoteleve dhe vendbanimeve në Marmaris

Një zjarr pyjor shpërtheu pranë hoteleve dhe vendbanimeve në Marmaris
Ankara, 29 korrik 2022 (MIA) - Zjarrfikësit nga toka dhe nga ajri  po përpiqen të shuajnë një zjarr pyjor që shpërtheu pranë zonave të banuara në Turqinë jugperëndimore sot, njoftoi administrata lokale e pyjeve, duke u kujtuar turqve flakët e vitit të kaluar që shpërthyen në të gjithë rajonin. Departamenti rajonal i pyjeve të provincës Muglla njoftoi se zjarret, të nxitura nga erërat e forta dhe temperaturat afër 40 gradë Celsius, kërcënuan zonat e hoteleve dhe të banimit në qytetin detar Ikmeler pranë Marmaris. Roja bregdetare turke ka siguruar gjirin dhe ka ndërprerë qarkullimin detar në zonën ku anijet dhe helikopterët po marrin ujë. Zjarret e verës së kaluar, shumica e të cilave shpërthyen në afërsi të Marmarisit, ishin ndër më intensivet ndonjëherë në Turqi, njoftoi në atë kohë agjencia e monitorimit të atmosferës së Bashkimit Evropian, duke shtuar se Mesdheu ishte bërë vatër e zjarreve. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR