• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një zjarr i madh në afërsi të kishës në qytetin shqiptar të Laçit, rrezikohen edhe shtëpi

Një zjarr i madh në afërsi të kishës në qytetin shqiptar të Laçit, rrezikohen edhe shtëpi

Tiranë, 22 gusht 2023 (MIA) - Një zjarr i përmasave të mëdha është ka përfshirë zonën pyjore në afërsi të kishës në qytetin e Laçit, Kurbin, ndërsa në rrezik janë edhe banesat aty pranë.

“Situata është shumë serioze për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht. Zjarri ndodhet shumë pranë banesave, po ashtu rrezikohen edhe kisha edhe varrezat”, shkruan Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes.

 Shton se menjëherë janë mobilizuar 50 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, helikopter dhe dy automjete zjarrëfikëse të armatës, si  dhe katër automjete zjarrëfikëse nga qytetet fqinje Kamëz, Lezhë dhe Mirditë janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Ministri i Punëve të Brendshme Taulant Balla publikoi se së bashku me kryebashkiaken e Laçit "me vëmendje e ndjekin nga afër situatën në terren, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe pyllit me pisha". 

 Gjithashtu publikoi se policia ka arritur ta indentifikojë dhe arrestojë autorin e kësaj zjarrivënie, shtetasin V.H. (41).

 "Në Bashkinë Kurbin, në masivin me pisha pranë qytetit të Laçit, kemi një ndër situatat më të vështira të krijuar nga zjarret gjatë këtij viti. Ndërsa forcat zjarrëfikëse të të gjitha bashkive pranë Kurbinit janë urdhëruar të ndërhynë, edhe Emergiencat Civile, Forcat e Armatosura dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur për në Laç. Policia e Shtetit ka ndalur në flagrancë njërin nga autorët e kësaj zjarrivënie (shtetasi V.H. (41)”, shkruan Balla.

  Foto: FB i MPB-së

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR