• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një vullkan në Filipine nxori hi dhe gazra helmues, mijëra njerëz janë evakuuar

Një vullkan në Filipine nxori hi dhe gazra helmues, mijëra njerëz janë evakuuar

Manila, 11 qershor 2023 (MIA) - Mijëra njerëz që jetojnë në afërsi të vullkanit Majon në Filipinet qendrore janë evakuuar për të shmangur kërcënimin e sotëm të hirit, shkëmbinjve djegës dhe gazeve helmuese që rrjedhin nga krateri, njoftuan zyrtarët lokalë.

Sizmologët kanë raportuar se një tërmet vullkanik ka ndodhur në 24 orët e fundit dhe se gurët e djegur po bien në një rreze prej dy kilometrash rreth vullkanit.

Rreth 13,000 njerëz, kryesisht nga fshatrat rrëzë vullkanit ose pranë tij, janë evakuuar, njoftoi zyra kombëtare e mbrojtjes civile.

"Është rrezik për shëndetin të jesh afër shpërthimit për shkak të dioksidit të squfurit ose për shkak të hirit", tha ministri i Shëndetësisë Teodoro Erbosa.

Presidenti i Filipineve Ferdinand Markos u kërkoi dje banorëve të provincës Albaj, ku ndodhet vullkani, të marrin udhëzime evakuimi nga autoritetet lokale.

Vullkani Majon, i vendosur 330 kilometra në juglindje të kryeqytetit Manila, konsiderohet si një nga më të paqëndrueshmet nga 24 vullkanet aktive të vendit, i cili ndodhet në "rripin e zjarrit" të Paqësorit.

Pesë vjet më parë, ai vullkan shpërtheu, duke nxjerrë miliona tonë hi, gurë dhe lavë dhe duke detyruar evakuimin e dhjetëra mijë njerëzve. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR