• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një vit që nga lufta në Sudan që është lënë nën hije nga konfliktet në Gazë dhe Ukrainë

Një vit që nga lufta në Sudan që është lënë nën hije nga konfliktet në Gazë dhe Ukrainë

 Hartum, 12 prill 2024 (MIA) - Lufta në Sudan filloi para një viti, ndërsa sipas Kombeve të Bashkuara, që atëherë rreth nëntë milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, ndërsa rreth një milion njerëz janë larguar nga vendi.

 Mijëra njerëz janë vrarë në luftën, e cila është lënë nën hije nga konfliktet në Gazë dhe Ukrainë.

 Kombet e Bashkuara kërkuan 2.7 miliardë dollarë për financimin e  nevojave humanitare, por morën 155 milionë dollarë, që është vetëm gjashtë për qind e shumës së kërkuar.

 Armata sudaneze, e udhëhequr nga gjenerali Abdel Fatah Burhan, po lufton kundër forcave paraushtarake për mbështetje të shpejtë, të komanduar nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo.

 Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se lufta do të lërë pasoja për gjeneratat e  ardhshme.

 Vlerësohet se tre milionë fëmijë sudanezë janë të kequshqyer dhe rreth 19 milionë fëmijë nuk hskojnë në shkollë. Një e katërta e spitaleve të Sudanit nuk funksionojnë më.

Organizatat humanitare pohojnë se gratë dhe fëmijët vuajnë më së shumti në konflikt. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR