Një viktimë nga moti i ligë në Greqi, janë shkaktuar dëme materiale
- – Një person ka humbur jetën si pasojë e motit të ligë i cili i kaploi disa rajone në Greqi, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fuqishme.
- Post By Fitore Curri
- 09:21, 2 prill, 2026
Athinë, 2 prill 2026 (MIA) – Një person ka humbur jetën si pasojë e motit të ligë i cili i kaploi disa rajone në Greqi, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fuqishme.
Shërbimet zjarrfikëse herët në mëngjes nxorën një trup të pajetë të një burri nga nën automobili në rajonin e Nea Makri, në pjesën lindore të zonës Atika. Në intervenim morën pjesë katër zjarrfikës me dy automjete. Sipas informacioneve mediatike, bëhet fjalë për një burrë me origjinë polake i cili jetonte në bodrum. Gjatë vërshimeve kishte dalë që ta kontrollojë gjendjen, pas çka ishte marrë nga ujërat e mbledhura.
Moti i ligë shkaktoi probleme serioze në shumë pjesë të vendit. Në zonën Atika, ku ndodhet edhe Athina, janë regjistruar rrugë të vërshuara dhe hapësira përdhese, si dhe drunj të rënë, me çka janë kryer ndërhyrje të shumta për kullim.
Autoritetet përmes sistemit për alarmin urgjent ju bënë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtime të panevojshme dhe t’i ndjekin rekomandimet. Paralajmërim u është dërguar edhe banorëve të Rodosit.
Në aeroportin në Iraklinon në ishullin Kretë janë regjistruar dëmtime në komunikacionin ajror për shkak të dukshmërisë së ulur të shkaktuar nga pluhuri afrikan nga Libia dhe Egjipti. Një pjesë e fluturimeve ishin rikahëzuar.
Për shkak të motit të ligë, mësimi është anuluar në disa rajone, ndërsa janë vërejtur edhe ndërprerje në komunikacionin ujor, me çka një pjesë e linjave të trageteve janë anuluar.
Meteorologët prej nesër paralajmërojnë stabilizim gradual të motit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s