• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një vetvrasës me bomba vrau pesë punëtorë kinezë në Pakistan

Një vetvrasës me bomba vrau pesë punëtorë kinezë në Pakistan

Islamabad, 26 mars 2024 (MIA) - Të paktën gjashtë persona, duke përfshirë edhe pesë punëtorë kinezë e kanë humbur jetën kur një vetvrasës me bomba është përplasur në automjetin e tyre në Pakistanin veriperëndimor, kumtuan autoritetet pakistaneze, njoftoi DPA.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të rajonit Bisham, në provincën jostabile Kuber Pahtunhva, e cila kufizohet me Afganistanin.

"Të paktën pesë kinezë janë vrarë në sulmin vetvrasës", deklaroi Gjul Naem, përfaqësues i pollicisë lokale për DPA.

Mes viktimave është edhe shoferi pakistanez i furgonit.

Naem deklaroi se karvani me punëtorë kinezë dhe inxhinerë ka qenë në rrugë për në Dasu, ku po ndërtohet një hidrocentral kinez, kur një automobil, që ka qarkulluar në drejtimin e kundërt, është përplasur në automjetin e tyre.

Asnjë grup deri tani nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR