• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një vajzë dhjetëvjeçare shpëtohet nga rrënojat, 39 orë pas tërmetit në Turqinë jugore

Një vajzë dhjetëvjeçare shpëtohet nga rrënojat, 39 orë pas tërmetit në Turqinë jugore

Hataj, 7 shkurt 2023 (MIA) - Një vajzë dhjetëvjeçare sot është shpëtuar nga rrënojat, 39 orë pas tërmeteve të forta e goditën Turqinë jugore, raportoi Anadollu. 

 Vajza me origjinë siriane është shpëtuar nga një ndërtesë pesëkatëshe në Hataj, një nga provincat e prekura rëndë nga tërmetet me intensitet prej 7,7 dhe 7,6 ballë. 

 Nëna, vëllai dhe motra e saj paraprakisht janë shpëtuar, bënë të ditur ekipet e shpëtimit nga vendi i ngjarjes. 

Numri i të vdekurve në tërmetet e djeshme në Turqi u rrit në 4.544 viktima, bëri të ditur sonte një përfaqësues i Agjencisë Turke për Menaxhim  me Katastrofat

 Foto: Agjencia Anadollu

 

QËNDRONI TË LIDHUR