• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një ukrainas është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të spiunazhit në dobi të Rusisë

Një ukrainas është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të spiunazhit në dobi të Rusisë

Kiev, 18 2023 (MIA) - Një person nga Ukraina perëndimore është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të ndihmës për Rusinë, kumtoi Shërbimi për siguri i Ukrainës (SBU).

Ai ka dërguar informata për lokacionin e ushtarëve ukrainas dhe ndërmarrje të rëndësishme strategjike në pjesën perëndimroe të Ukrainës, kumtoi Shërbimi për siguri i Ukrainës (SBU). I dënuari gjithashtu ka qenë i prëfshirë në kahëzimin e sulmeve raketore ndaj arterieve transportuese dhe lokaciomeve industriale në pjeësn perëndimore të Ukrainës.

Banori i Lavovit ishte rekrutuar si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete ruse shumë shpejtë pas fillimit të invazionit. Ai e ka tërhequr vëmendjen e zbuluesve rusë me aktivitetin e tij në rrjetin social Telegram. ab/

foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR