• e premte, 08 nëntor 2024

Një turist bullgar e humbi jetën në Alpet shqiptare, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Një turist bullgar e humbi jetën në Alpet shqiptare, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Tiranë, 12 qershor 2024 (MIA) - Një turist nga Bullgaria e humbi jetën pasi që ra në humnerë gjatë tentimit së bashku me në bashkëkombas të tij të ngjiten në malin Jezerc (Alpet shqiptare).

Pas porosisë së pranuar nga turisti tjetër bullgar, i cili kishte humbur kontaktin me të ndjerin, filloi gjurmimi nga toka dhe ajri. Në operacion u përdor helikopteri i forcave të armatosura.

Pas gjurmimit disaorësh, u gjet trupi i turistit bullgar.

Dje u shpëtuan katër turistë gjermanë të bllokuar në rajonin e njejtë turistik, Theth, në alpet shqiptare, në veriun e Shqipërisë.

Agjencia kombëtare "Mbrojtja civile" u bën thirrje turistëve të jenë të kujdesshëm dhe t'i ndjekin udhëzimet e ciceronëve për rajone të pahulumtuara dhe të rrezikshme.

"Ngjitja në Jezerc, nga Thethi kërkon përgatitje shumë të mirë fizike sepse nevojiten deri 8 orë ngjitje në terren mjaft të vështirë dhe gjithsesi njohje të mirë të rajonit. Shumë turistë të huaj preferojnë të ngjiten pa ciceron lokal", theksojnë nga agjencia. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR