• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një tërmet me magnitudë prej 5.7 ballë ka goditur ishullin japonez Hokaido

Një tërmet me magnitudë prej 5.7 ballë  ka goditur ishullin japonez Hokaido

Tokio, 5 maj 2023 (MIA) - Një tërmet me intensitet prej 5.7 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur sonte ishullin japonez Hokaido, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 75 kilometrash, shtoi EMSC.

Më herët gjatë ditës së sotme, një person ka humbur jetën dhe 13 janë lënduar nga tërmeti që goditi pjesën qendrore të Japonisë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR