• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Një tërmet me magnitudë pesë ballë e goditi Johanesburgun

Një tërmet me magnitudë pesë ballë e goditi Johanesburgun

 Johanesburg, 11 qershor 2023 (MIA) - Një tërmet me magnitudë pesë ballë në mëngjesin e sotëm  ka goditur  Johanesburgun, qytetin më të madh të Afrikës së Jugut, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).

Sipas institutit që i evidenton tërmetet në mbarë botën, tërmeti në Johanesburg ka ndodhur në orën 2:38 sipas kohës lokale. Epiqendra ishte gjashtë kilometra nga Albertoni, një qytet në periferinë juglindore të Johanesburgut. 

Tani për tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale. 

 Një tërmet  me atë magnitudë konsiderohet i vogël, por ndihet qartë dhe mund të shkaktojë më pak dëme në ndërtesa.

Në Afrikën e Jugut tërmetet janë të rralla. I fundit me magnitudë 5.0 ose më i fortë  u regjistrua në vitin 2014. a/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR