• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë ka goditur Tajvanin, nuk ka informacione për dëme

Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë ka goditur Tajvanin, nuk ka informacione për dëme

Taipei, 26 prill 2024 (MIA) - Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Tajvanin. Epiqendra e tërmetit ishte afër bregut të qarkut Hualien në Tajvanin lindor, kumtoi shërbimi meteorologjik i ishullit.

Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme.

Tërmeti, në një thellësi prej 24.9 km, goditi ndërtesat në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei.

Ka pasur më shumë se një mijë pasgoditje në Tajvan pas tërmetit masiv 7.2 ballë që shkaktoi viktima dhe shkatërrime në qarkun Hualien në fillim të këtij muaji. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR