• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë

Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë

Tokio, 8 prill 2024 (MIA) - Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot prefekturën Mijazaki dhe zona të tjera në pjesën jugperëndimore të Japonisë.

Tërmeti u regjistrua në orën 10:25 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa epiqendra ishte në bregun lindor të Gadishullit Ohsumi në ishullin kryesor jugperëndimor Kjushu në një thellësi prej 39 kilometrash, njoftuan mediat japoneze.

Nuk ka paralajmërim për cunami, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR