• e premte, 27 dhjetor 2024

Një sulm kibernetik prish funksionimin e spitaleve në disa shtete amerikane

Një sulm kibernetik prish funksionimin e spitaleve në disa shtete amerikane

Uashington, 5 gusht 2023 (MIA) - Për shkak të një sulmi kibernetik mbrëmë, sistemet kompjuterike spitalore janë ndërprerë në disa shtete të Amerikës, për çka është ndërprerë puna e shërbimeve parësore shëndetësore, raportojnë mediat lokale.

Disa operacione, takime në klinika, marrje gjaku dhe shërbime të tjera u ndërprenë.

Incidenti përfshin objekte të drejtuara nga Prospekt Medikal Hodings (Prospect Medikal Holdings) në Kaliforni, Teksas, Konektikat, Rod Ajland dhe Pensilvani.

Kur mësuam për këtë, ne mbyllëm sistemet tona për t'u mbrojtur prej saj. Ne kemi nisur një hetim me ndihmën e një eksperti të palës së tretë të sigurisë kibernetike", thuhet në kumtesën e kompanisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR