• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një stuhi e fuqishme e paralizoi Irlandën

Një stuhi e fuqishme e paralizoi Irlandën

Dablin, 22 janar 2024 (MIA) - Të paktën 170.000 amvisëri dhe biznese mbrëmë mbetën pa rrymë si pasojë e stuhisë së fuqishme e cila e goditit Irlandën. Alarm i kuq i motit është shpallur për rajonin Donegal, informon "Ajrish tajms". 

Në rrjetet sociale po shpërndahen xhirime nga pasojat nga stuhia Isha. Stuhitë e mëdha në breg dëshmojnë për fuqinë shkatërruese të erërave. Janë rrëzuar shumë dru dhe largpërçues, për çka zjarrfikësit kanë shumë punë. Era e fuqishme ka shkulur shumë drunj në disa pjesë të Kerit. Disa rrugë ishin bllokuar për shkak të drurëve të rënë. 

Kompanitë ajrore dje anuluan 148 fluturime në aeroportin në Dublin për shkak të motit të ligë, njoftoi operatori i aeroportit. 

Stuhia Isha, gjithashtu, detyroi zbritjen e 24 aeroplanëve dje deri në orën 17, përderisa 27 aeroplanë ishin ridrejtuar në aeroportet tjera, njoftoi aeroporti në Dublin në platformën X.

Në ndërkohë, aeroporti Shiphol në Amsterdam ka anuluar 130 fluturime të caktuara për sot si masë e kujdesit për shkak të erërave të fuqishme të cilat priten kur stuhia Isha do të arrijë në Holandë. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR