• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një sondë kineze është kthyer në Tokë me mostrat e para të mbledhura në anën e errët të Hënës

Një sondë kineze është kthyer në Tokë me mostrat e para të mbledhura në anën e errët të Hënës

Pekin, 25 qershor 2024 (MIA) - Sonda hënore kineze "Çang-6" sot u kthye në Tokë, duke sjellë përsëri mostrat e para të mbledhura ndonjëherë nga ana e errët e Hënës, raportuan mediat kineze.

Një sondë kineze zbarkoi në rajonin verior të Mongolisë së Brendshme të Kinës, duke sjellë përsëri mostrat e tokës hënore që mblodhi në fillim të këtij muaji.

Sonda pa pilot e Kinës u ul në anën e errët dhe të largët të Hënës më 2 qershor, një arritje që asnjë vend tjetër deri më tani nuk e ka bërë.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR