Një skandal dashurie tronditi ministrinë italiane të Kulturës
- Xhenaro Sanxhuliano, ministri i Kulturës së Italisë në intervistën për RAI-n ka pranuar se ka tentuar ta punësojë të dashurën e tij, Marija Rozaria Boçija në kabinetin e tij.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:41, 5 shtator, 2024
Romë, 5 shtator 2024 (MIA) - Xhenaro Sanxhuliano, ministri i Kulturës së Italisë në intervistën për RAI-n ka pranuar se ka tentuar ta punësojë të dashurën e tij, Marija Rozaria Boçija në kabinetin e tij.
Ai me lot në sy pranoi se çfarë është munduar të bëjë dhe zbuloi se i ofroi dorëheqjen e tij kryeministres Xhorxha Meloni, por ajo ka refuzuar një gjë të tillë.
Skandali shpërtheu kur Boçija, influencere me më shumë se 60 mijë ndjekës në Instagram, postoi se u bë këshilltare e ministrit të Kulturës. Ministria menjëherë e refuzoi këtë, por ajo pastaj publikoi fotografi dhe video nga udhëtimet zyrtare.
Ministri i cili është i martuar, ka pranuar se i ka ofruar punë Boçijas, por më vonë e ka tërhequr ofertën pas këshillës se mund të shkaktoj konflikt interesi për shkak të lidhjes së tyre "personale, sentimentale".
Ai me lot në sy i kërkoi falje bashkëshortes së tij, por edhe kryeministres Meloni për turpin e shkaktuar. qa/
Foto: arkivi