Një shtetas amerikan është arrestuar në Rusi për shkak të përdorimit të fjalëve jo të përshtatshme, publikoi "Komersant"
- Një shtetas amerikan është në arrest 10-ditor që e ka caktuar gjykata ruse për shkak se ka thënë fjalë të papërshtatshme gjatë bastisjes policore në banesën e tij, publikoi sot gazeta "Komersant".
- Post By Melahat Baftija
- 11:02, 14 maj, 2024
Moskë, 14 maj 2024 (MIA) - Një shtetas amerikan është në arrest 10-ditor që e ka caktuar gjykata ruse për shkak se ka thënë fjalë të papërshtatshme gjatë bastisjes policore në banesën e tij, publikoi sot gazeta "Komersant".
Prokurorët kanë njoftuar se shtetasi amerikan është 36 vjeçari Anxhelo Xhozef Talariko. Ai në gjuhën angleze i ka sharë policët, të cilët kanë mbërritur në banesën e bashkëshortes së tij nga Moska, që ta bastisin si pjesë të hetimit për vjedhje të bitkoinëve në rajonin Murmarsk, publikoi "Komersant".
Në raportin policor thuhet se amerikani, i cili është shpërngulur në Rusi nga Los Anxhelos, u ka bërtirur policëve dhe ka përdorur dy fjali të ndryshme, "kuëtimin e së cilës ata e kanë kuptuar", shkruan gazeta.
Amerikani ka mohuar se ka kryer shkelje administrative dhe përdorim të fjalëve jo të përshtatshme në vend publik. Ai është arrestuar në Moskë, gjykata e ka shpallë fajtor dhe i ka caktuar arrest 10 ditor, shton "Komersant".
Avokati i amerikanit i ka hedhur poshtë akuzat se klienti i tij shan dhe theksoi se ai dhe gruaja e tij kanë qenë në kuzhinën e banesës gjatë bastisjes. mb/
Foto: MIA