Një shpërthim i silosit në Brazilin jugor, të paktën tetë të vdekur
- Të paktën tetë persona humbën jetën, ndërsa edhe një tjetër është zhdukur pas një shpërthimi të një silosi në një kooperativë bujqësore në Brazilin jugor, njoftoi sot qeveria e shtetit federal të Paranës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:23, 27 korrik, 2023
Kuritiba, 27 korrik 2023 (MIA) - Të paktën tetë persona humbën jetën, ndërsa edhe një tjetër është zhdukur pas një shpërthimi të një silosi në një kooperativë bujqësore në Brazilin jugor, njoftoi sot qeveria e shtetit federal të Paranës.
Shpërthimi ka ndodhur në një kooperativë në qytetin e Palotina, rreth 600 kilometra larg kryeqytetit të Paranës, Kuritiba.
Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet.
Parana është një nga prodhuesit më të mëdhenj të drithërave në Brazil.
Foto: Tuiter