• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një shpërthim i madh i gazsjellësit në shtetin amerikan të Oklahomas

Një shpërthim i madh i gazsjellësit në shtetin amerikan të Oklahomas

 Uashington, 31 janar 2024 (MIA) - Një shpërthim i madh ka ndodhur në një gazsjellës në shtetin amerikan të Oklahomas, raportojnë mediat amerikane.

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë në orën 21:45 sipas orës lokale (në orën 4:45 mëngjesin e sotëm sipas kohës së Evropës së Mesme, raportoi Ej-Bi-Si Njuz (ABC) në faqen e internetit. 

 Sipas shërbimit zjarrfikës, flakët arrijnë një lartësi prej 150 metra dhe janë aq të mëdha sa mund të regjistrohen edhe nga satelitët.

Ekipet e zjarrfikësve janë në një "distancë të sigurt" derisa gazi të mund të shkyçet", thekson Ej-Bi-Si Njuz. 

Foto: X 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR