• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një seri tërmetesh të vogla goditën Kroacinë

Një seri tërmetesh të vogla goditën Kroacinë

Zagreb, 22 shkurt 2024 (MIA) - Nga mbrëmja e së mërkurës deri sot në mëngjes në Kroaci janë regjistruar disa tërmete, ndër të cilët më i forti ishte i fundit me magnitudë 3,8 të shkallës Rihter, kumtoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Intensiteti në epiqendër është vlerësuar në shkallën V sipas EMC. Në orën 05:07 të mëngjesit të sotëm, një tërmet me magnitudë 3,4 është regjistruar edhe në Peleshac, në juglindje të Zhuljanit, ndërsa intensiteti në epiqendër, i vlerësuar nga magnituda, ka qenë IV-V gradë EMC, kumtoi shërbimi sizmologjik. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR